Shëtitorja drejt shtëpisë së Gjergj Fishtës, e copëtuar e pa ndriçim edhe pas afatit të punimeve

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.02.2025, 15:09

Qytetarë e vizitorë denoncuan sot nga Lezha gjendjen skandaloze dhe punimet e lëna përgjysmë të rrugës drejt shtëpisë muze të poetit shqiptar At Gjergj Fishta.

Punimet në fshatin Fishtë të kryera nga kompania shkodrane e ndërtimit ‘Albtiefbau sh.p.k.’ duhet të kishin përfunduar në fund të vitit 2023 sipas njoftimit por pamjet tregojnë rrugë e ura të papërfunduara, ndërsa nuk ka ndriçim të instaluar dhe vendi natën bëhet i pakalueshëm.

Kontrata me vlerë mbi 90 milionë lekë të reja, shënon si datë të përfundimit të punimeve 22 dhjetorin e vitit 2023, por megjthse jemi në vitin 2025 shihet që punimet janë ndërprerë duke lënë vendin në gjendje të turpshme.

Qytetarët hedhin dyshime të forta për korrupsion mes zyrtarëve dhe kompanive ndërtuese, çka gjithmonë ka sjell prishje cilësie dhe rritje të papërgjegjësisë nga palët e përfshira.

Prandaj ata kërkojnë ndërhyrje të organeve kompetente të krimit e korrupsionit, për të ndaluar abuzime të tilla ndaj parasë e pronës publike, dhe ndaj kujtimit të figurave të shquara të kombit.

Denoncimi:

"Prsh. ju lutem bejeni publike nje fenomen ne lidhje me shtepine e te madhit At Gjergj Fishtes firma ndertuese me ndertime qesharake, ura te prishura shetitorja e copetuar as ndriçim nuk kan çuar aty, videot fotot tregojne vet, kan marr tenderin dhe nuk i kan bere punimet siç duhet."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit