60-vjeçari sëmuret rëndë në rrugë, ndërron jetë në spitalin e Korçës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.02.2025, 14:16

Një burrë 60-vjeçar që është gjetur sot në gjendje të rëndë shëndetësore në një rrugë të Korçës, mësohet se ka ndërruar jetë vetëm pak më parë në spitalin e qytetit.

Raportimet nga vendi thonë se 60-vjeçari dyshohet se ka konsumuar alkool dhe ka kaluar natën në gjendje të intoksikuar. Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

Policia nuk ka publikuar identitetin e të ndjerit por tha po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit