VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.02.2025, 12:48

Koalicioni VLEN thonë se po jep efekt masa e qeverisë për kufizimin e fitimit të tregtarëve.

Sipas VLEN-it thonë se po krijojnë politika për t’i mbrojtur qytetarët nga shpenzimet e larta, duke përmendur tashmë dhe rreth 1.000 produkte me çmime të lira.

Reagimi i plotë:

“Të gjithë palët e përfshira duhet ta dinë që tani më ka kaluar koha kur ata kanë bërë çfarë kanë dëshiruar me çmimet duke cenuar xhepin e qytetarëve tanë. Ne që kur kemi marrë pushtetin e kemi konsideruar si përgjegjësi dhe po bëjmë maksimumin që të ofrojmë qeverisje të mirë ashtu siç duhet dhe siç i ka hije. Kjo nënkupton që tani qytetarët tanë do të blejnë rreth 1.000 produkte me çmime më të lira nga ato çmime që i kanë blerë deri dje. Në këtë drejtim nga tani e tutje Qeveria VLEN ka kufizuar marzhën e fitimin në 5% te qumështi, buka, mielli i tipit 400 dhe 500, vezët, vaji ushqimor, jogurti dhe kosi. Ndërsa në 10% marzha e fitimit është kufizuar te mishi dhe produktet e përpunuara të mishit, sheqeri, prodhimet e qumështit, margarina, gjalpi, perimet dhe frutat e konservuara, fasulja, orizi dhe brumërat. Ndërsa deri në 15 për qind janë kufizuar produktet higjienike, frutat dhe perimet e freskëta, detergjentet, ushqimi për foshnja, pelenat, sapuni, letra e tualetit”, thonë nga VLEN.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit