Hajnat hynë në shtëpinë e biznesmenit kosovar, vjedhin 20 mijë euro dhe një pistoletë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.02.2025, 12:40

Shtëpia e biznesenit kosovar ka qenë cak e hajnave këtë findjavë. Drejtori gjeneral i “Auto Mitas”, Zgjim Mita ka raportuar në polici se hajnat i kanë vjedhur rreth 20 mijë euro dhe një pistoletë, të cilën e posedonte me leje të vlefshme.

Me të marrë lajmin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi hetimor, të cilët kanë konstatuar se hajnat kishin hyrë duke thyer një dritare të shtëpisë dhe më pas janë larguar me shumën e parave dhe armën e zjarrit.

Njësia rajonale e forenzikës, shkruan Sinjali, ka dalë gjithashtu në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Vjedhje e Rëndë”.

Ndërkaq, Policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e të dyshuarive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit