Një aksident tragjik ka ndodhur në Bari, Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar, Klajdi Malaj, ka humbur jetën pas përfshirjes në një përplasje të trefishtë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate dhe ka përfshirë tre makina, duke lënë gjithashtu viktimë edhe një 44-vjeçar, Filippo Nettis, ndërsa shoferi i makinës tjetër ka shpëtuar pa lëndime.
Sipas raporteve të mediave fqinje, Klajdi Malaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Filippo Nettis ka ndërruar jetë më vonë në spital nga plagët e marra.
Karabinierët italianë po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.