Një 52-vjeçar i identifikuar si Pllum Daci i dënuar me 14 vite e 10 muaj burg në Itali ka rënë në prangat e policisë në portin e Durrësit, me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.
Autoritetet shqiptare kishin marrë informacion se i arrestuari do të hynte në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga të afërm të tij dhe kjo ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Daci raportohet se është dënuar nga Gjykata e Napolit me 14 vjet e 10 muaj burg për veprat penale tentativë vrasje, grabitje, kanosje, vjedhje dhe shfrytëzim prostitucioni.
Interpol Tirana thotë se vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë person, në Itali.
Njoftimi i Policisë:
Port, Durrës-Policia Kufitare intensifikon kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe kapjen e personave në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar i dënuar me mbi 14 vjet burg për 5 vepra penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në informacionet e marra se një shtetas në kërkim do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Five Charges”.
Si rezultat i forcimit të kontrolleve të ushtruara në hyrje –shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare Porti Durrës në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, kapen dhe arrestuan me qëllim ekstradimi shtetasi Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tirane .
Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi ishte person i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali me date 24.07.2024.
Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.