Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë. Rreth orës 08:10, një 85-vjeçare, e identifikuar me inicialet B.A., dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj në katin e gjashtë të një pallati, duke ndërruar jetë në vend.
Sipas familjarëve, e moshuara vuante prej kohësh nga skleroza, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e saj. Ndërkohë, autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të tragjedisë.
Vijojnë hetimet për të kuptuar më shumë mbi shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt tragjik.