Melisa në gjendje kritike, babai bën thirrje për ndihmë!

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 23.02.2025, 09:40

Një apel i dhimbshëm ka mbërritur nga babai i Melisa Canit, një 27-vjeçare nga Shqipëria, e cila ndodhet prej më shumë se një muaji e gjysmë në reanimacion në Maltë, duke luftuar për jetën e saj. Familja e saj, e dërrmuar nga dhimbja dhe e lodhur nga betejat financiare, kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve për të shpëtuar Melisën.

Në një video prekëse, babai i saj shprehet me lot në sy:
"Ju lutem, të gjithë shqiptarëve, më ndihmoni për vajzën time që të vazhdojë jetën, se është në gjendje të rëndë. Ju falënderoj shumë!"

Melisa ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm dhe të specializuar, por kostot spitalore janë të papërballueshme për familjen. Çdo ditë e kaluar në spital kërkon shpenzime të mëdha, të cilat familjarët nuk mund t’i përballojnë më. Për këtë arsye, ata kanë hapur një GoFundMe me shpresën se zemërgjerësia e njerëzve do ta ndihmojë Melisën të vazhdojë të jetojë.

Në mesazhin e tyre drejtuar redaksisë, familjarët shprehen:

"Përshëndetje JOQ Albania,

Ju falënderoj nga zemra që e lexuat dhe e morët parasysh mesazhin tonë. Për të ndihmuar mbesën time, Melisa Cani, 27 vjeçe, e cila ndodhet prej më shumë se një muaji e gjysmë në reanimacion në Maltë dhe është në gjendje kritike, kemi hapur një GoFundMe për të mbledhur fondet e nevojshme për trajtimin e saj.

Ju lutem, nëse është e mundur, na ndihmoni duke e shpërndarë këtë thirrje që të arrijmë sa më shumë njerëz. Çdo ndihmë, sado e vogël, është jetike në këtë moment të vështirë për Melisën.

Ju falënderojmë pafund për mbështetjen dhe për gjithçka që bëni për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Qofshi të bekuar!"

Nëse keni mundësi, ndihmoni Melisën duke kontribuar ose shpërndarë këtë thirrje që të arrijë sa më shumë njerëz. Çdo kontribut mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes për të.

Linku për ndihmë: GoFundMe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit