Një anije me emigrantë u mbyt gjatë fundjavës pranë brigjeve të Panamasë, duke shkaktuar humbjen e jetës së një foshnje. Sipas raportimeve të tgcom24, në bord ndodheshin 20 emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia, të cilët u shpëtuan, ndërsa foshnja nuk mundi të mbijetonte.
Anija, e cila ishte kthyer mbrapsht nga Shtetet e Bashkuara, po udhëtonte drejt Kolumbisë kur ndodhi tragjedia, sipas autoriteteve kufitare.
Në një deklaratë zyrtare, Shërbimi Kombëtar Kufitar i Panamasë (Senafront) sqaroi se anija transportonte 19 emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia, si dhe dy trafikantë.
Senafront bëri të ditur se mbytja ndodhi gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, pranë brigjeve të provincës autoktone bregdetare Guna Yala, në verilindje të Panamasë. Sipas autoriteteve, shkaku i aksidentit ishte një dallgë e fuqishme e shkaktuar nga kushtet e këqija atmosferike.