Me pak përvojë në fluturime, kjo është pilotja 26-vjeçare që drejtonte avionin që u përmbys në Toronto

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.02.2025, 22:02

Pilotja që drejtonte avionin e Delta, i cili u përmbys në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos më 17 shkurt 2025, është identifikuar si 26-vjeçarja Kendal Swanson.

Swanson, e cila më parë ka fituar një konkurs bukurie në Minnesota, kishte përfunduar trajnimet e saj vetëm në prill të vitit të kaluar dhe kishte më pak se 1500 orë fluturimi në momentin e aksidentit. Vetëm një vit më parë, ajo ishte instruktore0 për avionë të vegjël me helikë dhe kishte marrë kohët e fundit licencën për bashkëpilotim në avionë të vegjël reaktivë.

Kapiteni më me përvojë, James Henneman, ishte përgjegjës për komunikimet gjatë incidentit, ndërsa Swanson ishte ajo që po e pilotonte avionin në momentin kritik.

Disa ekspertë kanë ngritur pikëpyetje mbi vendimin e kapitenit për t’i besuar uljen e avionit një piloteje me kaq pak përvojë, duke e cilësuar këtë si një çështje të mungesës së eksperiencës më shumë sesa një gabim të drejtpërdrejtë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit