Identifikohet 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.02.2025, 20:39

Është identifikuar i riu shqiptar që humbi jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 19-vjeçarin Klajdi Malaj, i cili banonte në Gioia del Colle.

Aksidenti ndodhi rreth mesnatës në rrugën provinciale 82, mes Acquaviva delle Fonti dhe Gioia del Colle, ku u përplasën tre makina. Përveç të riut shqiptar, humbi jetën edhe një 44-vjeçar italian, i cili u dërgua në spitalin Miulli, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të tretë shpëtoi pa lëndime.

Zjarrfikësit punuan deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit