Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë, NISMA është për qeveri të opozitës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2025, 19:56

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjet e 9 shkurtit, Zafir Berisha ka reaguar pas intervistës së kreut të NISMA-së, Fatmir Limaj, i cili u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë: “Pasi të gjithë injorantët e shoqërisë tonë, dhe që nuk janë pakë, përfunduan duke shpifur edhe gojën me sharje, fyerje e linçime në raport me intervistën e fundit të Fatmir Limajt, po ja u përsëris me kompetencë atë që e kam thënë ‘TeFidani’ pas intervistës së Fatmirit: koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë (diskursin serb në Kosovë)!”

Po ashtu, ai ka folur edhe për bashkëpunimin me AAK-në:

NISMA është për qeveri të opozitës. NISMA dhe AAK do të funksionojnë si një grup parlamentar në Kuvend. NISMA nuk mund t’ua çelikosë zemrat e plastikës dy partive të mëdha opozitare!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit