Dy persona humbën jetën në një aksident rrugor në Bari të Italisë gjatë mesnatës së së shtunës. Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh Acquaviva delle Fonti dhe Gioia del Colle, ku u përplasën tre automjete.
Viktimat janë një 19-vjeçar shqiptar, banues në Gioia del Colle, i cili vdiq në vendngjarje, dhe një 44-vjeçar që ndërroi jetë në spital nga plagët e marra. Ndërkohë, shoferi i tretë shpëtoi pa lëndime.
Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa hetimet nga autoritetet italiane po vijojnë për të sqaruar shkaqet e përplasjes tragjike.