Heshtja e AKU, produktet e kompanisë “PARTHA” në Kuçovë, të kontaminuara me Escherichia coli

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.02.2025, 14:54

Një mesazh ka mbërritur në redaksinë tonë, ku pas një sërë analizash ndaj kompanisë PARTHA në Kuçovë, që prodhon produkte bulmeti, ka rezultuar prezencë e lartë e bakterit Escherichia coli (E. coli).

Sipas burimeve, AKU i Beratit nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar shpërndarjen e këtyre produkteve të kontaminuara.

Denoncuesit thonë se inspektorët e AKU-së e kanë paraqitur situatën sikur produktet e kontaminuara nuk ishin shpërndarë në treg. Ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë ushqimore dhe mundësinë e helmimit të konsumatorëve.

Dokumentet që janë dorëzuar në redaksi, përfshirë procesverbalin e mbajtur, vërtetojnë praninë e bakterit.

Escherichia coli në disa produkte të caktuara. Ky denoncim i bën thirrje autoriteteve për të vepruar menjëherë, duke kërkuar që masat urgjente të merren për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe për të adresuar këtë problem serioz shëndetësor.

Bakteri E. coli (Escherichia coli) është një lloj bakteri që mund të shkaktojnë infeksione të traktit gastrointestinal. Simptomat e helmimit përfshijnë diarre (ndonjëherë me gjak), dhimbje barku, të vjella dhe ethe. Në raste të rënda, infeksioni mund të çojë në sindromën e dështimit të veshkave, një komplikacion që mund të jetë fatal, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe ata me sistem të dobët imunitar. Kontaminimi shpesh ndodh përmes konsumit të ushqimeve ose ujit të ndotur.

Denoncimi i qytetarit!

Pershendetje. Jam nje punonjes i kompanise PARTHA, baxho ne kucove qe prodhon djathe mozarela dhe gjalpe. Para 1 muaji firmes ku une punoj i dolen analizat me mikrobe E coli shume i rrezikshem per shendetin. Aku e Beratit nuk morri asnje mase dhe manupoli produktet sikur nuk ishin shitur. Ju lutem bejeni publike se po helmohen njerezit se inspwktoret e Aku u korruptuan kollaj. Anonim ju lutem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit