DPHM: Temperatura minus në mbarë vendin, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2025, 13:05

Temperatura minus ka pasur mëngjesin e sotëm në mbarë vendin.

Nga DPHM informojnë se temperaturat që janë regjistruar janë: -13 Berovë, -11 Mavrovë, -10 Kriva Pallankë, -9 Demir Kapi, Kodra e Diellit, Krushevë, Shkup-Petrovec, Veles, Kumanovë, -8 Tetovë, Prilep, Shkup-Zajçev Rid, -7 Kavadar, Vinicë, Pozharan, Shtip -6.

Trashësia e shtresës së borës në Kodrën e Diellit ka arritur në 31 cm dhe në Mavrovë 8 cm.

Gjatë ditës do të kemi mot me vranësira të lehta deri në mesatare lokale.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 10 gradë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit