Historia e trishtë e 19-vjeçarit që humbi jetën në Santorini, e ëma e braktisi që 9 vjeç

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 22.02.2025, 10:52

Një tragjedi ka tronditur komunitetin shqiptar, pasi një 19-vjeçar nga Kamza, Aurel Elezi, humbi jetën në Santorini pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte.

Aurel Elezi, i cili ishte jetim, kishte shkuar në Greqi për të punuar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten. Historia e tij prekëse rrëfehet nga Sabail Gjyni, miku i jetimores ku u rrit i riu.

Sipas Gjynit, Aurel u braktis nga nëna e tij në moshën 9-vjeçare, pasi ajo u martua në Bosnjë me një burrë tjetër. I ati, i papunë dhe i dhënë pas pijes, nuk mundi të kujdesej për të. Falë ndihmës së disa komshinjve, Aurel u dërgua në një shoqatë turke bamirësie, ku u rrit dhe u arsimua deri në klasën e nëntë. Pavarësisht sfidave të jetës, ai nuk hoqi dorë nga ëndrra për një të ardhme më të mirë, por fatkeqësisht, jeta e tij u ndërpre tragjikisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit