40% e mjekëve shqiptarë duan të emigrojnë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 22.02.2025, 09:17

Emigrimi i mjekëve shqiptarë ka arritur nivele alarmante, pasi vendet e zhvilluara po lehtësojnë procedurat e transferimit, ndërsa Shqipëria nuk po arrin të përmirësojë kushtet e punës dhe financimet në sektorin shëndetësor. Një studim nga Ilir Gëdeshi dhe Russell King, që anketoi 729 mjekë, tregon se 53% e mjekëve të moshës 24-40 vjeç duan të largohen, ndërsa në total, 40% e mjekëve kanë plane për emigrim.

Largimi i tyre krijon sfida të shumta, pasi popullsia e Shqipërisë po plaket dhe nevojat për shërbime shëndetësore po rriten. Ndër faktorët kryesorë të emigrimit renditen pagat e ulëta, kushtet e pafavorshme të punës dhe mungesa e perspektivës për karrierë. Destinacionet më të preferuara janë Gjermania, SHBA, Britania e Madhe dhe Italia.

Anketa tregoi se 24% e mjekëve planifikojnë të emigrojnë brenda tre viteve, duke përfaqësuar një humbje të konsiderueshme për sistemin shëndetësor shqiptar. Ekspertët vlerësojnë se brenda pak viteve mund të largohen të paktën 930 mjekë të tjerë, ndërsa numri total i mjekëve shqiptarë në botë ka arritur rreth 2500.

Shqipëria, pavarësisht burimeve natyrore dhe rritjes ekonomike, nuk po arrin të frenojë këtë trend. Për ta ndaluar këtë hemorragji, ekspertët sugjerojnë rritjen e financimeve në shëndetësi, përmirësimin e kushteve të punës dhe krijimin e mundësive më të mira për zhvillim profesional brenda vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit