58% e njerëzve kanë nevojë për më shumë se një alarm për t’u zgjuar në mëngjes

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 22.02.2025, 09:12

Një sondazh i fundit, i kryer nga një prej platformave më të njohura të transmetimit, zbuloi se shumica e njerëzve nuk mund të zgjohen me vetëm një alarm. Sipas rezultateve, 19% e të anketuarve vendosin më shumë se pesë alarme për t’i ndihmuar të dalin nga gjumi. Disa e shtyjnë butonin e “snooze” disa herë, ndërsa të tjerët programojnë disa alarme me intervale të shkurtra kohore.

Sipas ekspertëve, kjo lidhet me ciklet e gjumit dhe mënyrën se si trupi përgatitet për zgjimin. Ndërprerja e vazhdueshme e gjumit mund të çojë në ndjenjën e lodhjes gjatë gjithë ditës.

Ndërkohë, 33% e njerëzve deklaruan se u mjafton vetëm një alarm për t’u zgjuar, ndërsa 8% nuk kanë nevojë fare për alarm.

Si mund ta zgjidhim këtë? Ekspertët këshillojnë të vendosim një orar të rregullt gjumi dhe të përpiqemi të zgjohemi me alarmin e parë. Megjithatë, për shumë njerëz, kjo mbetet ende një sfidë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit