‘Paskeni shumë p*rdhë ju’, tjetër denoncim për Life Shpk: Atje ishte diktakturë, kushte të mjerueshme!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.02.2025, 23:40

Një tjetër denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me kompaninë call center "Life Shpk" dhe abuzimet e saj të vazhdueshme ndaj punonjësve.

Pas artikullit të publikuar më parë në lidhje me vonesat e pagave dhe shkeljet e tjera, një ish-punonjës ka zbuluar detaje mbi kushtet e tmerrshme të punës dhe presionin e vazhdueshëm që ushtrohej ndaj tyre.

Denoncimi i ri i ish-punonjësit përshkruan një mjedis pune të tmerrshëm, ku punonjësit jo vetëm që përballeshin me vonesa të vazhdueshme të pagave, por edhe me kushte të papranueshme higjienike dhe shëndetësore.

Ish-punonjësi thekson se letra higjienike ishte një luks i rrallë, ambientet ishin të papastruara dhe të pa dezinfektuara, dhe në një rast, një mace e ngordhur për tre javë kishte shkaktuar një erë të padurueshme në ambientet e punës.

Përveç kushteve të mjerueshme, punonjësit ishin të detyruar të blinin vetë ujin e pijshëm, dhe madje edhe për këtë u kufizohej koha.

Ish-punonjësi gjithashtu denoncon presionin e vazhdueshëm nga drejtuesit e grupeve, të cilët i detyronin punonjësit të heshtnin dhe të mos kërkonin të drejtat e tyre.

Madje, ata që guxonin të ankoheshin, kërcënoheshin me fjalë të ashpra dhe shantazhe.

Denoncimi i plotë i ish-punonjësit:

"Përshëndetje JOQ, po marr shkas nga artikulli që keni postuar në lidhje me subjektin Life Shpk, dhe dua të shtoj një pjesë tjetër. Shprehja thotë: "Peshku qelbet nga koka". Po ashtu, dua të theksoj se nuk janë vetëm ortakët dhe administratorët ata që kanë përgjegjësi, por edhe liderët e grupeve (team leaders) që kishin punësuar, të cilët na bënin presion çdo ditë jo për punë por donin të menaxhonin "DELE" mos të shpreheshe dhe mos të kërkoje drejtësi.

Në lidhje me vonesat e pagave, dhe kur kërkonim të drejtat tona për të marrë informacion, gjëja e parë që na thoshin me ironi ishte: "Paskeni shumë p*rdha ju, po deshët, kështu janë gjërat, po nuk deshët, hecni, ajo është dera." Brenda në atë kompani ishte një diktaturë.

Letra higjienike, për 20 persona, kishim vetëm një rrotë letër higjienike për dy ditë "se kështu kishte dhënë urdhër ELVIS KENA". Ambjentet ishin të papastruara, pa disifektuara dhe punonim në kushte të mjerueshme, në një sallë prej 30 m², ku ishim 20 veta.

Po ashtu, dua të theksoj një rast në verë, kur në një nga tubat e ajrimit kishte ngordhur një mace prej 3 javësh dhe askush nuk kishte marrë mundimin të sillte dezinfektim. Ndërkohë, pastruesit e kompanisë shkuan thjesht për të hequr macen e ngordhur me urdher nga i madherishmi Elvis.

Sipas kodit të punës, duhet të kishim ujë të pijshëm (minimalisht), por ne detyroheshim ta blinim vetë, sepse kompania nuk ta mundesonte ose me sakte mundesonte ujne të "pishëm" nga cezma e menzes.

Po ashtu, gjatë verës, kur mbaronte uji i pijshëm(qe blinim vetë), ishim të detyruar të zbrisnim në katin e parë për ta blerë, dhe shefi donte që të bëjmë check-out dhe të zbrisnim për 5 minutëshin duhet ta zevëndësonim.

Kishim shumë raste ku individët e kishin ndjerë shëndetin e rënduar për shkak të kushteve të pakëndshme shendëtësore dhe psikologjike dhe nuk u ofrohej as ndihma e parë. Ne ishim të detyruar të bëheshim vetë infermierë. Madje, ata pretendonin që personi që kush e deshironte ndihmen e parë duhej të zbriste vetë në farmacinë e Z. Elvis Kena. Kemi ngritur zërin për këto gjëra dhe na kanë kërcënuar me fjalë si: "Nuk e di se sa të leverdis ta padisësh Elvisin, se nuk e di kush është ai", duke na përbuzur. Po, kemi qëndruar në punë, por nën presion dhe kërcënime të vazhdueshme, duke ditur që kushtet ishin katastrofike.

Zyrat përmbyteshin, dhe ne ishim të detyruar të zbraznim zyrat e përmbytura dhe të punonim në lagështi.

Nga 150 punonjës, ai ka shkarkuar mbi 90 punonjës brenda 90 ditëve dhe sot punojnë vetëm 4 veta. Ai ka kërkuar dhe ka kërcënuar punonjësit, duke i shtyrë të japin dorëheqjen. Dua dhe dëshiroj ta denoncoj të gjithë Life Shpk, jo vetëm për pagesat, por edhe për kushtet e mjerueshme në të cilat kemi punuar. Kur je i varfër, nuk mund të bësh asgjë më shumë se të duroni, sepse ke kredi, familje, fëmijë të vegjël, të sëmurë, detyrime e shumë të tjera.

Bizneset si ky duhet të denoncohen me zë të lartë!

Organet kompetente nuk kanë marrë masa dhe në nuk kemi se cfare te bejm pervec se të trokasim dyerve të Gjykatave."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit