Një banore e zonës së Yzberishtit ka denoncuar një rast shqetësues nëpërmjet redaksisë së JOQ Albania.
Sipas saj, në rrugën "Joklin Persi", pas furrës së bukës, është ndërtuar një pallat i ri. Në projektin fillestar, një hapësirë brenda kompleksit ishte parashikuar për pushimin e banorëve, por në vend të saj po ndërtohet një lokal.
Banorët shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e hapësirave të gjelbra dhe ambientet e përbashkëta, të cilat po shfrytëzohen për ndërtime të tjera, duke cenuar cilësinë e jetesës në lagje.
Më poshtë, denoncimi i plotë i banores:
"Përshëndetje JOQ Albania! Ju shkruaj si banore e Yzberishtit për një problem që po ndodh në zonën tonë. Në rrugën 'Joklin Persi', pas furrës së bukës', është ndërtuar një pallat i ri. Sipas projektit, brenda këtij kompleksi duhet të ishte një hapësirë e dedikuar për pushimin e banorëve, por aktualisht kjo hapësirë po shfrytëzohet për ndërtimin e një lokali. Kjo situatë ka shqetësuar shumë banorët, pasi po humbasim një hapësirë publike të rëndësishme. Ju lutemi, nëse mund ta publikoni këtë denoncim, që të ndërgjegjësohen autoritetet për këtë çështje. Faleminderit!"