Në luftë me vdekjen, 27-vjeçarja ka nevojë për ndihmën tuaj që të jetojë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.02.2025, 22:00

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar kërkon ndihmë për mbesën e tij 27-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën.

E reja ndodhet prej më shumë se një muaji në reanimacion në një spital në Maltë dhe ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm, por shpenzimet po bëhen të papërballueshme për familjen.

Familjarët apelojnë për ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, pasi çdo ndihmë në këtë moment mund të jetë vendimtare për jetën e saj.

"Përshëndetje JOQ Albania! Po ju shkruaj me shumë shpresë dhe urgjencë. Mbesa ime, 27 vjeçe, ndodhet prej një muaji e gjysmë në reanimacion në një spital në Maltë (Itali) dhe fatkeqësisht është pothuajse në gjendje të fundit. Ajo ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm, por shpenzimet janë bërë të papërballueshme për familjen tonë. Ju lutemi nga zemra nëse mund ta bëni publike këtë thirrje për ndihmë, që të mund të mbledhim fondet e nevojshme për ta mbajtur në trajtim. Çdo ndihmë në këtë moment është jetike për të. Nëse mund të na ndihmoni duke e shpërndarë këtë apel, ju jemi pafundësisht mirënjohës. Faleminderit nga zemra!", shprehet i afërmi i 27-vjeçares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit