Mexhiti: Minçev të braktisë retorikën e Apasievit, të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2025, 20:02

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti paralajmëroi sot punësimin e qindra apo mijëra shqiptarëve.

Kjo deklaratë u demantua menjëherë nga ministri i Administratës, Goran Minçev, i cili tha se punësimet bëhen sipas nevojës e jo me përkatësi etnike, teksa sjelljen e Mexhitin e vlerësoi si “Liza në botën e çudirave”.

Deklarata e Minçevit nxiti sërish reagimin e Mexhitit, ndaj ky i fundit i ka bërë thirrje Minçevit të mos përdorë retorikën e kreut të së Majtës, Dimitar Apasiev.

Reagimi i plotë:

Minçev të mos sillet si një kopje e Apasievit, sepse nuk i ngjajnë aspak njëri-tjetrit.

Goran Minçev duhet ta braktisë retorikën e Dimitar Apasievit dhe të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve në vendin tonë të përbashkët.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë transformimin e marrëdhënies së punës nga kontratë në vepër në punësim të përhershëm për rreth 1500 të punësuar në shëndetësi, nga të cilët 750 janë shqiptarë. Për këtë jemi krenarë.

Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore është kategori kushtetuese, e pandryshueshme, e pakthyeshme, që respektohet dhe do të respektohet, i pëlqen kjo Minçevit ose jo!.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit