Karol Nawrocki, kandidati presidencial i opozitës konservatore PiS në Poloni, fajësoi sot “elitat evropiane” për konfliktin në Ukrainë.
Mes tyre ai përfshiu dhe kryeministrin aktual të vendit Donald Tusk, të cilin e quante “kamerier të elitave të Evropës”.
Duke folur dje gjatë fushatës presidenciale, Nawrocki tha se Konferenca aktuale e Sigurisë në Munich dhe samiti për Ukrainën i presidentit francez Emmanuel Macron, ishin prova të krizës “së shkaktuar nga elitat e Bashkimit Evropian”.
“Evropa e kaosit që shikojmë sot është shkaktuar nga vendimet e elitës në drejtim të Putin, të cilat sollën luftën për ne dhe shkaktuan sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës”, tha kandidati presidencial.
Argumenti i tij është një pikëpamje e mbajtur edhe më herët nga zyrtarët e PiS në lidhje me vende që bënin tregti me Rusinë dhe rrjedhimisht financon fuqinë ushtarake të saj.
“Pakti me Putin u nënshkrua falë elitave evropiane dhe kryeministrit tonë aktual Donald Tusk,” tha Nawrocki teksa shtonte: “Evropa është bërë prej vitesh e varur nga Rusia dhe kjo ka shkaktuar luftën”.
Më tej ai quante Tusk “kamarier i elitave evropianë” ndërsa kandidatin presidencial të mbështetur prej tij Rafał Trzaskowski, e quante “zëvendës-kamarier”.
Nawrocki pretendonte se nëse Trzaskowski fiton zgjedhjet e majit, “Polonia do të humbasë pavarësinë e saj dhe do të kthehet në një ekzekutuese politike të urdhrave të elitës evropiane”.
Në një reagim më 19 shkurt, Tusk tha në rrjetet sociale: “Nawrocki thotë se Evropa provokoi luftën në Ukrainë, PiS duhet të ndërrojë kandidatin pasi linja e saj politike po bëhet narrativa e Kremlinit”.
Në sondazhet e fundit Trzaskowski i partisë ne pushtet qëndron i pari me 30 përqind të mbështetjes, i ndjekur nga Nawrocki me 25 përqind, dhe më pas i djathti Sławomir Mentzen me rreth 15 përqind.