Shkolla “Sheze” në Peqin, mësim vetëm dy orë në ditë, drejtori bën pushime

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.02.2025, 17:59

Në një denoncim të paardhur në redaksinë tonë redaksinë tonë, banorë të Peqinit kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar në Shkollën 9-vjeçare "Sheze". Ata raportojnë se arsimi ka rënë në nivele të papranueshme, me vetëm dy orë mësimi të realizuara në ditë. Autobusi i shkollës mbërrin në orën 9:00 të mëngjesit dhe largohet në orën 11:00, duke lënë edhe ata pak nxënës që kanë mbetur pa kryer procesin e rregullt mësimor.

Për më tepër, nuk ka kërkesë llogarie për këtë situatë, pasi drejtoresha e shkollës nuk paraqitet fare, duke e lënë shkollën pa mbikëqyrje.

Ky problem ka krijuar një situatë të paqartë dhe të vështirë për të ardhmen e fëmijëve të kësaj zone. Kjo kërkesë për ndërhyrje urgjente është bërë publike dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe efikase nga autoritetet përkatëse.

Denoncimi i qytetarit

“Prsh joq albania dua te percjell nje denoncim se ne shkollen 8 vjecare “Sheze” Bashkia Peqin dhenje e arsimin eshte 0 vetem 2 ore mesim behet ne dite vje autobuzi 9 te mengjezit dhe iken ne 11 drekes ju lutem beje publike se na ngelen kalamajte pa mesim edhe ato pak kalamaj qe kane ngelur pa ikur ne emigrim flm”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit