Një punonjës 19-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën në ishullin grek të Santorini pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte.
Rrjeti vendas Cyclades24.gr, tha se i ndjeri po ndërtonte në një rezidencë me punime të specializuara në stil shpelle, por ishte zënë poshtë nga pjesa e shembur e strukturës.
Mediat greke nuk bënin të ditur identitetin e të riut por shtojnë se pronari dhe përgjegjësi i punimeve janë arrestuar.
Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit të rëndë.
Mediat shtonin se incidenti nuk ka lidhje me aktivitetin sizmik të raportuar ditët e fundit në ishull.