Unaza e madhe, që pritej të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar, po sjell probleme serioze që e kanë bërë më të vështirë lëvizjen e automjeteve. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë, por n‰ fakt shoferët po qëndrojnë në “vendnumëro”. Në shumë raste, shoferët që hyjnë në korsi dyshe bllokojnë kalimin për ata që presin në radhë për t’u futur në korsinë e duhur, duke e ngarkuar më shumë trafikun. Pavarësisht se infrastruktura duket tërheqëse dhe moderne, ajo ka krijuar më shumë kaos sesa lehtësim.
Denoncimet për këtë situatë janë të shumta dhe të përsëritura. Shoferët ankohen për mungesën e patrullave policore që do të mund të menaxhonin më mirë këto probleme në hyrje-dalje. Një situatë e ngjashme është hasur edhe në segmentin afër rrethit të Paskuqanit, ku ndonëse tabela treguese janë të vendosura, shkelësit e rregullave të trafikut vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë. Fakti që trafiku vazhdon të mbetet i ngarkuar dhe pa zgjidhje të dukshme është një shenjë se ndërhyrjet për përmirësimin e trafikut duhet të jenë më të shpejta dhe efikase.
Denoncimi 1
“Ktu te dalja per ne dogan te casa italia duhen mar masa se zbe bllokohet krahu i majt fare dhe kthehen djathtas ne e bejm cdo dit kete rrug nuk esht normale”
Denoncimi 2
“Prsh joq perdite e njejta situate ne cdo hyrje dalje te unazes me kto qe hyjn ne korsi dyshe dhe duke penguar kalimin e ne tjereve qe presim rradhen ne korsin e duhur asnje polic nuk rri neper kto hyrje dalje”
Denocimi 3
“Unaza e madhe, 35min te rrethi Paskuqanit. Shumë e bukur po s’po funksionon”