Një rast i rëndë abuzimi me pagat e punonjësve zbulohet në kompaninë italiane Life Sh.p.k, e cila prej kohësh vonon, shkurton e mohon pagesat e vartësve shqiptarë, ose i shkarkon ata nga puna.
Kompania e call-center dhe botimeve që operon në Rrugën e Barrikadave në Tiranë jo vetëm që nuk merakoset për punonjësit në vështirësi ekonomike, por tenton manovra fiskale e financiare për t’iu shmangur përgjegjësisë e detyrimeve.
Punonjësit raportues detajojnë sesi kryhen lëvizje të drejtorëve shqiptarë në administratën e grupit italian, për të larguar ose fshehur përgjegjësitë, ndërsa shpresojnë se publikimi i abuzimit nga mediat do të ndikojë në zgjidhjen e problemit dhe marrjen e pagesave që u takojnë.
Raportuesit shtojnë se punonjësit e kompanisë simotër të Life në Itali, Edra pas veprimit të sindikatave arritën të marrin pagat e tyre të prapambetura, prandaj shpresojnë të njëjtën ndihmë nga autoritet shqiptare.
Denoncimi:
“Jam punonjese e kompanise Life shpk ne Tirane me zyra tek Rr. Barrikadave. Ju shkruaj sepse kemi 4 muaj qe pagat na vijne me vonese dhe tani ne shkurt jemi ende ne pritje te nje pjese te pages se muajit tetor qe akoma nuk na eshte dhene. Kemi kontaktuar Inspektoriatin e punes i cili ka gjobitur subjektin dhe nuk jane paguar akoma tatimet nga muaji tetor deri tani.
Life shpk kishte dy administrator Elvis Kena dhe Giorgio Albonetti. Kena dha doreheqjen si administrator para disa javesh si rezultat i gjobave dhe pagesave te pa bera, por vazhdon te jete ortak se bashku me Giorgio Albonetti.
Life shpk ofron sherbimet e saj per kompanine Edra spa ne Itali, kompani e cila eshte ne krize prej nje viti dhe si rrjedhoje na vonon dhe nuk na jep pagat qe na detyrohet. E njejta situate ishte edhe me punonjesit e Edra ne Itali, por ata vune ne levizje sindikatat dhe po marrin pagat e tyre. Gjate ketyre muajve tek kompania jone jane bere shume shkurtime dhe u eshte thene punonjesve ta deklarojne sikur kane dhene doreheqje qe te mos u rezultoje si heqje nga puna ne libreze. Ne qe kemi mbetur na jepen vazhdimisht data se kur do kalohet paga, por qe nuk po respektohen dhe nuk na pergjigjen ndaj emaileve ku u kerkojme pagat. Nese ceshtjen e cojme ne gjyq, nuk e dime sa kohe do te na duhet per te marre pagat te cilat na duhen sa me shpejt sepse jemi ne veshtiresi ekonomike.
Shpresojme se berja publike e situates mund te sherbeje per te permbushur detyrimet ndaj nesh. Anonim
Ju kam bashkangjitur:
-emaile ku adm Giorgio Albonetti dhe ne dijeni te adm te atehershem Elvis Kena, flitej ne dhjetor per pagat e papaguara te tetorit
– emaile ku punonjesit jane detyruar te japin doreheqjen per shkak te mosdhenies se pagave
– mbledhje ne teams ne janar me Giorgio Albonetti ku flitet akoma per pagat e tetorit
– Dokument nga drejtoria e tatimeve per pagesat e pashlyera ndaj tatimeve nga kompania life shpk
– thirrja e sindikatave ne itali per greve ne nentor sepse shoqeria meme Edra s.p.a po vononte pagat e punonjesve italiane
– Doreheqja si adm e Elvis Kena (per t'u larguar nga pergjegjesite) dhe mbajtja si adm te vetem Girgio Albonetti"