Denoncime shqetësuese kanë ardhur në redaksi për pronarë baresh e biznesesh që zënë hapësirat e rrugëve publike për t’i kthyer ilegalisht në parking personal.
Në pamje shihen individët pushtues vendosin tabela 'parkingu privat' ose shënojnë vija të bardha në asfalt për të shpallur kontrollin ndaj hapësirës publike, duke u kthyer në një burim zemërimi e konfikti mes komunitetit.
Kjo sjellje ilegale përkeqëson gjithashtu gjendjen e rëndë të trafikut në Tiranë dhe shkakton përplasje me të tjerë shoferë ose rezidentë që kanë të drejtë të përdorin rrugën për të parkuar mjetet e tyre.
Në videon e parë shihet lokali në rrugën Albanopoli në Tiranë që ka zënë pa të drejtë 7-8 vende parkimi publik duke pretenduar t’i përdorë vetëm për biznesin e tij.
Qytetarët me të drejtë përmendin korrupsionin e zyrtarëve bashkiakë që lejojnë abuzime të tilla me territorin dhe bëjnë thirrje për ndalimin e veprimeve pushtuese që dëmtojnë komunitetin.
“Ju lutem publikojeni! Ky lokal ndodhet ne rrugen Albanopoli,ka zene 8 vende parkimi te rezervuara per rezidentin dhe nuk lejon asnje banor te parkoje makinen aty. Ka hequr edhe tabelen e rezidentit. Eshte njoftuar mbi 5 here policia Bashkiake dhe nuk merr masa. Ju lutem publikojeni qe mbase Ju dëgjon ju policia bashkiake.”
Ndërsa në videon e dytë nga zona e Institutit Bujqësor në drejtim të Kamzës shihet e njëjta sjellje abuzive nga bizneset e lokalet buzë rrugës që ndalojnë shoferët të parkojnë mjetet e tyre.
Denoncimi:
“Po ktu afer universitetit nje bar kafe ne rruge kryesore nacionale ka vendosur tabele parkimi dhe cdo dite qendrojm nga gjys ore aty sepse parkojn makinat per te pire kafe, policia kalon dhe nuk merr masa fare Faleminderit nese e postoni , esht shum shqetsuse per ne qe e perdorim cdo dite kte rruge!”