Vetëm gjatë vitit 2024 në Kosovë linden mbi 26 mijë fëmijë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2025, 16:52

Vetëm gjatë vitit 2024 në Kosovë kanë lindur 26 mijë e 624 fëmijë. E me numër vazhdojnë të prijnë meshkujt. Gjatë 2024-s linden 13 mijë e 773 meshkuj dhe 12 mijë 851 femra.

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm në muajin dhjetor të vitit që shkoi janë regjistruar 2 143, prej tyre meshkuj 1 069 dhe femra 1 074.

E krahasuar me muajin nëntor 2024 ka një ngritje të numrit të lindjeve për 4 për qind.

“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin dhjetor janë regjistruar 2 143 lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1 069 dhe femra 1 074. Krahasuar me muajin nëntor 2024 kemi ngritje të numrit të lindjeve për (4 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit