Një kriminel i njohur është qëlluar për vdekje brenda sallës së gjyqit në Sri Lanka, nga një sulmues i maskuar si avokat, njoftoi policia vendase.
Zyrtarët thanë se sulmuesi përdori një revolver që ishte futur në gjykatë nga një e dyshuar femër, e cila u shpall në kërkim dhe më vonë u arrestua.
Kreu i bandës vendase Sanjeewa Kumara Samararathne ishte duke u përballur me akuza vrasjeje kur u qëllua për vdekje nga sulmuesi.
Vrasja në kryeqytetin Colombo vjen mes një serie ngjarjesh të përgjakshme mes bandave rivale, edhe pse autoritetet ishin zotuar të shuanin dhunën e bandave në vend.
Gangsteri i njohur si Ganemulle Sanjeewa, mbahej në qeli që prej arrestimit në 2023.
Policia tha se ai ishte shoqëruar në sallën e gjyqit nga dhjetra oficerë policie. Pas atentatit ai u shoqërua për në spital, por ishte shpallur i vdekur sapo mbërriti.
Zyrtarët thanë se kanë arrestuar vrasësin, një bashkëpunëtore dhe një shofer që besohet se ka ndihmuar në realizimin e vrasjes, shkruan BBC.