Shoferi i plagosur në aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Ersekë-Korçë” është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës për të marrë trajtim mjekësor të specializuar.
Drejtuesi i mjetit, i identifikuar me inicialet E.I., ka pësuar dëmtime në gjymtyrë, çka ka kërkuar ndërhyrje më të avancuar mjekësore.
Aksidenti ndodhi në orët e mëngjesit, kur automjeti që ai drejtonte dyshohet se doli nga rruga pasi humbi kontrollin, duke u përplasur me bordurën anësore.
Përveç shoferit, lëndime ka pësuar edhe bashkëshortja e tij, pasagjere në automjet, e identifikuar me inicialet Xh.I., e cila po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.