Një biznes në zonën e Plepave në Durrës u përfshi nga flakët gjatë natës, duke shkaktuar dëme të mëdha. Si pasojë e zjarrit, marketi u shkrumbua plotësisht.
Përhapja e flakëve u favorizua nga materialet dhe produktet e pranishme brenda dyqanit, të cilat kontribuan në intensitetin dhe shpejtësinë e përhapjes së zjarrit.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.