Probleme me pagesën e taksës vjetore të mjetit në e-Albania, qytetarët përballen me gjobë ditore

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.02.2025, 08:26

Një qytetar që ndodhet jashtë Shqipërisë ka denoncuar pranë redaksisë sonë një problem me pagesën online të taksës vjetore të mjetit, përmes portalit e-Albania. Sipas denoncuesit, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme prej dy ditësh, sistemi nuk i lejon të plotësojë fushën e pagesës dhe të shkarkojë pullën përkatëse.

Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi në rast moskryerjeje të pagesës brenda 10 ditëve, aplikohet një penalitet prej 0.06% të shumës për çdo ditë vonesë. Qytetari ngre shqetësimin për mungesën e një zgjidhjeje alternative, duke theksuar se jo të gjithë kanë mundësinë të paraqiten fizikisht pranë institucioneve për të kryer pagesën.

Qytetari shpreh shqetësimin se kjo situatë vështirëson më tej gjendjen financiare të qytetarëve, veçanërisht në një periudhë zgjedhjesh kur, sipas tij, përpjekjet e institucioneve duket se fokusohen më shumë tek grumbullimi i të ardhurave sesa tek ofrimi i shërbimeve efikase.

Mesazhi i plotë:

“Pershendetje Joq Kam nje problem me taksen vjetore te makines te cilen po perpiqem ta paguaj online nepermjey ealbanias por smundem ta paguaj dot se s del fusha e plotesimit te pageses dhe te shkarkoj pullen. Ndodhem jashte Shqiperise dhe smundem te shkoj fizikisht. Po bej 2 dit provoj por sfunksionon pagesa online. Nese s bej pagese brenda 10 diteve fillon e aplikoet nje gjob sa 0.06% e takses cdo dit. A mund ta ngrini si shqetesim pasi si kemi leket e teperta per keta sidomos qe duan ne koh zgjedhjesh te nxjerin lek per te bler na nje vot Anonim ju lutem Po ju dergoj dhe nje video qe ta keni me te qarte problemin tim po ju lutem nese e publikoni ,fshihni emrin qe shfaqet ne video te portali ealbania”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit