Shiti apartamente për 2 milionë euro, por s’ua dorëzoi blerësve, administratori i “Albion Construksion” në gjyq

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.02.2025, 22:07

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet ndaj Ahmet Tushës, administrator i kompanisë 'Albion Construksion', i cili akuzohet për mashtrim ndaj qytetarëve duke iu shitur apartamente dhe njësi tregtare që nuk u dorëzuan. Dëmshpërblimi i shkaktuar arrin në 2 milionë euro.

Tusha është akuzuar për 'Mashtrim' me pasoja të rënda, në përputhje me nenet 143/3 dhe 199/a/4 të Kodit Penal. Po ashtu, kompania e tij, 'Albion Construksion', është përfshirë në të njëjtat akuza.

I shpallur në kërkim që në prill 2024, Ahmet Tusha u arrestua më 14 janar 2025 në Holandë, pas masës së sigurisë ‘Arrest në burg’ të vendosur nga autoritetet shqiptare.

Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Durrës, rezultoi se shtetasi Ahmet Tusha, administrator i shoqërisë “Albion Construksion” sh.p.k dhe personi juridik “Albion Construksion” sh.p.k., pas pajisjes me leje ndërtimi (të pazbardhur për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës) për ndërtimin e një objekti multifunksional, kanë lidhur kontrata sipërmarrje me persona të ndryshëm kundrejt pagesave përkatëse. Në përfundim të hetimeve rezultoi se i pandehuri Ahmet Tusha, nëpërmjet mashtrimit pasi ka mbajtur kontrata për shitje apartamente/njësi tregtare/garazhe, me të dëmtuarit për objekte të cilat nuk janë dorëzuar as aktualisht edhe pse janë likujduar sipas kontratëve, ju ka sjellë atyre një dëm ekonomik në vlerën 2.099.522 euro, informoi sot prokuroria e Durrësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit