“Nuk pyes fare”, oficeri i policisë rrugore bën kundërvajtje me mjetin e punës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.02.2025, 20:58

Në redaksinë tonë një qytetar ka dërguar një video shqetësuese, ku oficeri i Policisë Rrugore është kapur duke bërë kundërvajtje me mjetin e tij të punës me targë AB 245 OS, në Kukës.

Sipas qytetarit, oficeri nuk ka reaguar ndaj kritikave dhe ka deklaruar se nuk pyet fare për rregullat e qarkullimit.

Fatkeqësisht, kur njerëz që duhet të shërbejnë zgjedhin të sillen si të paprekshëm, abuzime të tilla bëhen rutinë. Me sa duket, rregullat e qarkullimit dhe ndëshkimet vlejnë vetëm për qytetarët e zakonshëm

Mesazhi i qytetarit:

"Në Kukës, oficeri i policisë rrugore në qytet hyn në kundravajtje dhe thotë "Nuk pyes fare!". U detyrova të thërras policinë e shtetit dhe mezi e larguan nga rruga. Mund ta verifikoni lehtësisht nga targa e mjetit."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit