Shqiptari denoncon Konsullatën Shqiptare në Milano: Kam dy muaj që i telefonoj, askush s’përgjigjet!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.02.2025, 20:39

Një emigrant shqiptar nga Torino ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania neglizhencën e Konsullatës Shqiptare në Milano. Ai thekson se ka dy muaj që përpiqet të kontaktojë institucionin për të aplikuar për pasaportë të re, pasi i ka humbur ekzistuesja, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ai tregon se ka bërë dhjetëra telefonata çdo ditë, por askush nuk i është përgjigjur. Gjithashtu, ai është përpjekur të aplikojë online, por sistemi nuk e lejon.

Emigranti shqiptar ka shprehur indinjatën e tij për këtë situatë dhe kërkon që të merret masa ndaj neglizhencës së institucionit.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje, jam një djalë që jetoj në Torino. Kam 2 muaj që i marr në telefon Konsullatën Shqiptare në Milano dhe nuk përgjigjet njeri. Hyj në faqen e tyre për të aplikuar për pasaportë, por nuk më lejon. Për këtë arsye, vazhdoj prej 2 muajsh të telefonoj 60-70 herë në ditë, por askush nuk përgjigjet. Kjo është Shqipëria jonë, të lë pa pasaportë! Ju lutem, nëse keni mundësi, kontaktoni këta të paaftë për punën e tyre. Kam edhe foto ku tregohen sa herë i kam telefonuar. Kam arritur në një pikë ku do të detyrohem të bëj denoncim që më ka humbur pasaporta, të udhëtoj në Shqipëri dhe të bëj një të re, sepse me këta nuk funksionon asgjë. Nuk dimë më si të sillemi dhe nuk kemi me kë të flasim për të zgjidhur këtë problem."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit