"Delta Air Lines" do të japë 30 mijë dollarë për secilin pasagjer të avionit Delta 4819, i cili u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar "Toronto Pearson". Në avion ishin 80 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit, të cilët fatmirësisht mbijetuan.
Avioni pati një ulje të vështirë dhe u rrokullis, por ekuipazhi arriti ta mbante situatën nën kontroll dhe të shpëtonte pasagjerët. Kompania ajrore do të dëmshpërblejë të gjithë për lëndimet dhe dëmin psikologjik.
Nëse një pasagjer vdes, pagesa fillestare duhet të jetë më shumë se rreth 20,000 dollarë, sipas faqes së internetit të "Delta Air Lines", e cila citon Konventat e Varshavës dhe Montrealit, nëse pasagjeri lëndohet, shuma e pagesës përcaktohet nga vetë linja ajrore.
Në këtë rast, ku nuk pati të vdekur, vetë kompania ajrore është ofruar të dëmshpërblejë ekuipazhin dhe pasagjerët për lëndimet dhe dëmin psikologjik.