Kulla e Abat Preng Doçit është lënë në harresë, monumenti kulturor rrezikon shembjen

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.02.2025, 19:14

Në qytetar ka ngritur një shqetësim në redaksinë tonë lidhur me kullën e Abat Preng Doçit, një monument kulture me histori 200-vjeçare, po rrezikon shembjen e plotë.

Muri në anën lindore ka rënë dhe i gjithë objekti ka pësuar dëmtime të mëdha, duke u bërë një kërcënim serioz për ekzistencën e saj. Kjo kulla e shquar, që lidhet me figurën e Abat Preng Doçit, u shpall monument kulture në vitin 2015, por për fat të keq, nuk ka marrë vëmendjen e duhur që të ruhet dhe restaurohet.

"Isha turist në Mirditë dhe u trishtova kur pashë që Kulla e Abat Prend Doçit po shembej. Është monument kulture i kategorisë 2", shkroi qytetari.

Ky objekt ka një rëndësi të veçantë për kulturën dhe historinë e Mirditës, dhe është e domosdoshme që të ndërhyhet sa më shpejt për ta shpëtuar nga shkatërrimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit