Një zjarr ka përfshirë tarracën e një objekti 4-katësh pranë lagjes SMT në qytetin e Korçës. Flakët kanë përfshirë pjesën e brendshme të tarracës në katin e katërt, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e tij.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por dyshohet se ai mund të jetë shkaktuar nga oxhaku ose një shkëndijë elektrike. Aktualisht, flakët janë izoluar dhe po vijon puna për fikjen e plotë të zjarrit.