Një edukatore 55-vjeçare është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije.
Bëhet fjalë për qytetaren me inicialet M. Ll., 55 vjeçe, e cila sipas denoncimit, ka ngritur dorë ndaj fëmijës dhe ky veprim ka shkaktuar shqetësim tek familjarët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë të 55-vjeçares.