34-vjeçari në Krujë humb jetën në punë, arrestohet drejtuesi teknik

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 20.02.2025, 18:12

Policia e Krujës ka arrestuar drejtuesin teknik të një subjekti, i cili akuzohet për mungesën e kushteve teknike që çuan në vdekjen e një 34-vjeçari me inicialet Y.Xh., si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. I arrestuari është një 59-vjeçar me inicialet G.D.

Ndërkohë, policia e Komisariatit Nr. 1 ka ndaluar një 19-vjeçar, i cili ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Po ashtu, uniformat blu kanë nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj një edukatoreje 55-vjeçare, me inicialet M.Ll., pas kallëzimit të një prindi se ajo ka goditur me pëllëmbë fëmijën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit