Në një kohë kur për arsye të paditura pornografia në rrjet i imponohet çdo personi pavarësisht moshës së tij, shumë studiues po ngrejnë zërin kundër dëmeve që ajo shkakton në shëndetin mendor, emocional dhe botëkuptimin e adoleshentëve e fëmijëve.
Përveç dëmit ndaj vlerave familjare dhe fokusimit në aspekte të parakohshme seksuale, për fëmijët kjo është një kushtëzim i sjelljes së tyre dhe kapje e vëmendjes me pasoja serioze të mëvonshme, thotë doktori amerikan i fëmijëve W. Dean Belnap.
"Gjurmët që kjo lë në mendjen e fëmijëve janë aq të forta sa individi do të kërkojë gjithmonë të marrë, pa u kënaqur kurrë”, thotë Belnap, duke shtuar se pornografia në rrjet nxit keq-edukimin seksual duke falsifikuar atë që në fakt është dashuria erotike apo intimiteti.
Kjo gjithashtu bën që të rinjtë ta konsiderojnë ‘seksin artificial’ një normalitet, dhe shton oreksin për praktika gjithnjë e më të mbrapshta seksuale, ndërsa në rastet e përmbajtjeve ekstreme seksuale, ajo lë imazhe që nuk mund të fshihen kurrë më mendjen e të rinjve dhe njerëzve.
Nuk dihen arsyet e këtij normalizimi të pornografisë ndaj njerëzve, edhe pse është e qartë kjo lehtëson agresionin seksual, konsiderimin e femrave apo njerëzve si objekte seksuale.
Në një raportim mbi çështjen në kongresin amerikan, Dr. Jill Manning, terapiste familjare e martesore, tha se studimet tregojnë se pornografia në rrjet është e lidhur me sjelljet problematike seksuale të adoleshentëve dhe mund të ketë efekte traumatike në sensin e sigurisë apo seksualitetit të fëmijës.
Kjo sepse promovohet idea se mund të kesh kënaqësi seksuale pa pasur afeksionin e partnerit, duke e kthyer seksin në një ‘komoditet’, çka sjell sjellje kompulsive dhe varesi te të rinjtë.