Doktorët i heqin gabimisht nofullën burrit në spitalin në Romë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.02.2025, 17:27

Në një skandal të rëndë të profesionalizmit të mjekëve, mediat italiane njoftuan sot se një spital në Romë i ka hequr gabimisht kockën e nofullës një pacienti pasi kishin ngatërruar biopsinë e tij dhe mendonin se kishte tumor.

Rrjeti vendas Corriere della Sera tha se burri i paemëruar publikisht, kishte shkuar në spitalin Policlinico Umberto për një procedurë dentare.

Por grafia dhe biopsia e tij ishin ngatërruar me ato të një pacienti me tumor në nofull, dhe kirurgët kishin kryer ndërhyrjen e rëndë pa asnjë shkak.

Ngjarja shokuese ka tronditur stabilimentin mjekësor italian pas një serie inkompetencash me pasoja të rënda ndaj pacientëve. I dëmtuari ka paditur për dëmshpërblim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit