Disa të arrestuar në ambasadën italiane për skandalin e rryshfetit me viza emigrantësh

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.02.2025, 17:08

Prokurorët italianë njoftuan sot zbulimin e një rrjeti rryshfeti dhe trafiku vizash për refugjatë, mes stafit të ambasadës së tyre Bangladesh.

Skandali doli në dritë kur stafi i ambasadës ishte përpjekur të korruptonte deputetin e partisë në pushtet Fratelli d’Italia, Andrea Di Giuseppe, anëtar i komisionit të punëve të jashtme që trajton dhe çështjet e refugjatëve.

Atij i ishin ofruar 2 milionë euro rryshfet për të mbështetur politikat korruptive si dhe përqindje për çdo emigrant të sjellë në vend nga Bangladeshi.

Por në vend të pranonte paratë, Di Giuseppe regjistroi tentativën e korrupsionit dhe e çoi në prokurori.

Zhvillimi vjen në një kohë kur Italia vuan emigracion të pandaluar nga brigjet e Afrikës Veriore dhe është ndalesa e parë e refugjatëve që kalojnë Mesdheun për të arritur në Evropë.

Shitja e vizave ilegale të punës orkestrohej nga një pronar bangladeshas restoranti në Romë, i cili kërkonte lidhje ndërkombëtare për të lehtësuar emigracionin nga Bangladeshi drejt Italisë.

Tre zyrtarë italianë të konsullatës në Daka ishin bërë bashkëpunëtorë të tij, dhe kërkonin vazhdimisht dhurata luksi e udhëtime në Dubai në këmbim të vizave të punës për emigrantët, thanë prokurorët në Romë.

Vizat shiteshin deri në €15,000, shpesh me premtime të rreme pune ose kontrata të falsifikuara me kompani inekzistente.

Kjo ndihmohej gjithashtu nga një zyrë emigracioni në Romë, ku sistemi kompjuterik nuk kërkonte verifikime të mjaftueshme, shkruanin mediat vendase .

Më 19 shkurt autoritetet ndaluan pesë të dyshuar përfshi tre punonjësit e ambasadës, të akuzuar për korrupsion, mbështetje korrupsioni dhe mbështetje të emigracionit ilegal.

Edhe në Gjermani u zbulua një rast i ngjashëm një ditë më parë, ku disa politikanë të kristian-demokratëve CDU dhe socialistëve SPD dyshohen për rryshfet në këmbim të vizave 10 000 euro të emigrantëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit