Shqiptarët nuk prodhojnë më, një në çdo tre biznese është aktivitet tregtar

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.02.2025, 16:35

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se shqiptarët po prodhojnë gjithnjë e më pak, duke zgjedhur rrugën ‘më të thjeshtë’ të biznesit, atë të shitblerjes, shërbimeve, mikpritjes, akomodimit ose ndërtimit.

Megjithëse ekspertët përpiqen ta justifikojnë këtë me tendencat e zhvillimit ekonomik ose me “rritjen në përgjithësi të numrit të bizneseve”, në terma afatgjatë kjo sjell varësi nga tregu i jashtëm dhe nga politika për të cilat këta tregtarë nuk mund të vendosin.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri ndërmarrjeve aktive është shtuar me rreth 4 mijë apo 3.4% në harkun e 12 muajve, kryesisht biznese të vogla dhe të mesme.

Këto sipërmarrje kanë pak të punësuar dhe nuk mund të plotësojnë xhiron e aktivitetit kombëtar ekonomik, ndërsa dhe tendenca e të ardhmes afatshkurtër fokusohet te fusha e teknologjisë së informacionit, sipas rekomandimeve të qeverisë.

Ndërkohë fermerët dhe prodhues të tjerë të ushqimit janë parë shpesh në protestat për vështirësitë që hasin në aktivitetin e tyre prodhues.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në total janë 560 mijë individë të punësuar në ndërmarrjet vendase, shifër kjo 2.2% më e lartë se një vit më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit