Regjistrohen mbi 2700 raste të reja me grip në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2025, 16:21

Nga data 10 deri më 16 shkurt janë regjistruar 2726 raste të reja me grip, që është 5.3 për qind më pak se një javë më parë. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 616 persona. Më pas vijon Manastiri me 286, Kumanova me 249, Strumica 220, Shtipi 184, Tetova 180, Kavadari 165, Ohri 118, ndërsa në rajonet e mbetura numri i të infektuarve është i barabartë ose më pak se njëqind.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, sot në një deklaratë për media rekomandoi që qytetarët të shmangin tubimet, të ajrosin lokalet dhe të respektojnë rekomandimet tjera.

Ajo theksoi se këtë javë nuk është regjistruar asnjë rast me vdekje.

Gjatë kësaj jave, aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit është regjistruar në gjashtë njësi raportuese, sezonal në katër, mesatar në tetë, i lartë në pesë dhe shumë i lartë në Dibër, Resnjë, Kavadar, Kratovë dhe Shtip.

Në sezonin 2024/25 deri më tani janë regjistruar gjithsej 14340 raste me grip.

Deri në javën e shtatë të vitit 2025, gjithsej 72,291 persona në vend janë vaksinuar me vaksinën kundër gripit, pa pagesë ose atë komerciale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit