Gropa e dytë gjigante hapet në rrugën e qytezës britanike, dy ditë pas të parës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.02.2025, 15:59

Një gropë e dytë gjigante është shembur në rrugën e një qyteze të qetë në jug të Londrës pasi zyrtarët kishin shpallur emergjencën për gropën e parë dhe evakuan banorët e rreth 30 shtëpive.

Gropa e parë që u hap papritur të hënën gëlltiti copa të mëdha të rrugës dhe tashmë është 19 metra e gjatë dhe rreth 3 metra e gjerë. Po mbrëmë një tjetër copë e madhe u shfaq në anë të saj, duke konfirmuar frikat e zgjerimit të shembjeve.

Imazhe dramatike tregonin automjete që mezi mbaheshin në buzë të shembjes, vetëm pak pëllëmbë larg asfaltit të thyer.

Zyrtarët thanë se kishin arritur të ndalonin rrjedhën ne tubacionet e ujit ndërsa furnizimi me energji elektrike vijonte normalisht.

Këshilli bashkiak tha se kishte ditur për hapësira të zbrazëta rëre në zonë dhe shtonte se grupet e ekspertëve po punojnë për të konfirmuar nëse shtëpitë janë të sigurta nga ana strukturore.

Banori vendas Simon Marnus, 56 vjeç tha: “Rritja e trafikut dhe e ndërtimeve vitet e fundit ka bërë që kjo të ndodhë”.

Ndërsa deputetja vendase Claire Coutinho, tha: “Faza e parë e riparimeve ka përfunduar, jemi kujdesur që të evokuarit nga shtëpitë të marrin mbështetjen e nevojshme”.

Imazhe dramatike tregonin automjete pak pëllëmbë larg shembjes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit