Bashkia u heq 4000-lekëshin e ushqimit, pastruesit denoncojnë abuzimet e trajtimin skllavërues nga zyrtarët

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.02.2025, 15:36

Një rrëfim i trishtë ka ardhur në redaksinë e JOQ nga punonjës pastrimi të bashkisë së Vlorës, ku denoncohen abuzime dhe trajtim denigrues nga eprorët e tyre, dhe së fundmi mohimi i ‘dietës së vështirësisë’ prej 4000 lekë në muaj.

Qytetari shpjegon sesi zyrtarët e bashkisë mundohen t’i kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit për shkurtime financiare të pastruesve, të cilët punojnë me orë të zgjatura e me pagë minimale por mesi arrijnë të ushqejnë familjet e tyre.

Me të drejtë punonjësit quajnë eprorët e tyre “të korruptuar”, teksa tregojnë për sjellje abuzive dhe mbajtje të ardhurash, edhe pse punojnë në kushtet më të vështira të ditës e natës.

Punonjësit e dëshpëruar përmendin presione të vazhdueshme dhe kërcënime për largim nga puna në rast ankesash, por kjo nuk i ka ndaluar të ngrejnë zërin për të drejtat e tyre.

Ndalimi i 4000 lekëve të dietës mujore ishte abuzimi më i fundit në një seri shkeljesh ndaj punonjësve që kërkojnë ndërgjegjësim për trajtimin prej skllavi që u bëhet nga shefat e bashkisë.

Qytetari denoncon:

“Jam një qytetar nga Vlora dhe punoj në Bashkinë e Vlorës, në sektorin komunal. Paga jonë është e ulët ndërsa na janë hequr edhe 40 mijë lekët e vjetra të ‘antidodës’ mujore. Kur pyesim se pse është hequr antidoda, na thonë se ka humbur vula për kalimin e llogarisë bankare dhe nuk dimë ku të ankoheni, pasi gjithmonë na përcjellin me fjalë të bukura dhe premtime të kota.

Kur flasim me përgjegjësit, ata thonë se është çështje e drejtorit, por drejtorët na thonë që nuk dinë gjë dhe që ‘nuk duhet të flasim shumë,’ ose na thonë të largoheni nga puna. Nuk dimë se si të veprojmë dhe ku të drejtohemi për të zgjidhur këtë problem.

Kjo është për të na marrë mundësinë për të siguruar ushqimet për familjet tona. Ne punojmë për pastrim dhe menaxhim mbeturinash, dhe është e papranueshme që të trajtohemi në këtë mënyrë. Po kërkojmë vetëm që të na jepet ajo që na takon ligjërisht, të paktën.

Bashkia e Vlorës është e korruptuar dhe po na privon nga të drejtat tona. Ata mbajnë 40 mijë lekët që na takojnë ligjërisht dhe vazhdojnë të na shtypin me taksa të padrejta dhe orë pune të pa mjaftueshme. Kjo është një situatë e tmerrshme për ne që punojmë ditë e natë.

Na bëhet presion, se nëse ankoheni, mund të na largojnë nga puna. Jemi qytetarë që jetojmë me qira dhe përpiqemi të mbijetojmë, por të paktën kërkojmë të drejtat tona, siç është ligjërisht e drejtë.

Kërkojmë që këto 40 mijë lekët që na takojnë të na jepen, sepse është e drejta jonë ligjore. Të paktën, nëse na vjedhin gjithçka tjetër, le të na kthejnë ato para që na takojnë.”

Përveç kësaj, ne punojmë natën dhe kemi kontratë me 22 ditë pune dhe 8 ditë pushimi, por gjithmonë na thonë se nuk ka fonde dhe se taksat janë të larta. Ky është një turp dhe nuk është e drejtë që të mos na paguhet ajo që na takon, as për 40 mijë lekët.

Po ju shkruaj këtë mesazh, sepse ndjehem se ky vend nuk do të ndryshojë asnjëherë me këtë lloj trajtimi ndaj punonjësve. Ne punojmë çdo ditë dhe natë me mbeturina dhe rrezikojmë shëndetin, por po trajtohemi si skllavë. Kjo është një padrejtësi e madhe dhe kërkojmë që të na jepen të drejtat që na takojnë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit