Viktima e një sulmi me acid ka thënë se është mirënjohës për një trajtim të ri mjekësor që përdori një ‘donacion placente’ për të kuruar e shëruar syrin e tij.
Hidraulilku britanik Paul Laskey, pësoi djegie të rëndë kimike të syrin e majtë gjatë sulmit në shkurt 2023 në Newcastle në veri të vendit.
Laskey ishte prezent kur dikush po tentonte të grabiste të birin dhe kur ai ndërhyri, u spërkat në fytyrë me një substancë djegëse që besohet se ishte acid baterish.
Substanca gërryese kishte “shkrirë” si pjesë rrethuese dhe të brendshme të syrit të tij, duke e bërë të paaftë të riparohej vetë.
43-vjeçari kreu një seri operacionesh me të cilave dy transplante të veshjes së syrit dhe tre zëvendësime me cipën amniotike, e cila përdor membrana nga placenta të dhuruara nga spitalet maternitare.
Transplantet amniotike me lëndën e placentës së nënave, luajtën rolin kryesor në shërimin e rigjenerimit të syrit të Laskey.
Grupi britanik ‘Blood and Transplant Cord Blood’ mbledh placentat nga të paktën dy spitale maternitare ose abortesh, por edhe pse ato quhen ‘donacion’, nënave që lindin u kërkohet vetëm momentin e fundit firma për procedurat e lindjes.
Placenta që ushqen beben në barkun e nënës është e mbushur me qeliza embrionale, të përdorura në shumë procedura të avancuara shëruese mjekësore, dhe gjithmonë mbahet nga spitalet.
Kritikë të procedurave aktuale thonë se mjekët kryejnë shumë herët prerjen e kordonit të kërthizës së bebes, duke ndaluar që i vogli të marrë të gjitha vlerat ushqyese nga placenta, e cila mund të bëhet objekt abuzimesh e përftimesh financiare .
Laskey, baba i tre fëmijëve tashmë pret një tjetër operacon me qeliza embrionale për kompletimin e shërimit të syrit të tij.
Placenta që ushqen beben në barkun e nënës është e mbushur me qeliza embrionale, të përdorura në shumë procedura të avancuara shëruese mjekësore, dhe gjithmonë mbahet nga spitalet.