Lumbardh Salihu dështon të bëhet deputet, kaq vota mori

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2025, 20:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e votave për kandidatët për deputetë.

Si kandidat, ishte edhe Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, por që nuk ka arritur qëllimin e tij për t’u bërë pjesë e Kuvendit.

Salihu që po kandidonte me numrin 77, deri tani ka arritur të siguroj vetëm 5332 vota.

Sipas KQZ-së, këto vota janë nga 90.41 për qind e vendvotimeve të numëruara.

LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti ka mbledhur 147,888 vota apo 17.63%. të votave duke dal kështu e treta me radhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit